Policia rrethon me shirita një barnatore në Pejë
Një incident dyshohet se ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Pejës.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, shihet se Policia e Kosovës ka rrethuar me shirita një barnatore në këtë zonë.
Forca të shumta policore janë të pranishme në vendin e ngjarjes.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve shtesë lidhur me rastin.


