18:46 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia rrethon selinë e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup

Para disa çastesh forca të shumta policore kanë rrethuar selinë e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup.

Siç mëson gazeta koha, bëhet fjalë për vendimin e fundit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, e cila ka pranuar kërkesë për shkarkimin e reisit aktual Sulejman Rexhepit dhe caktimin e Skender Buzakut si kryetar të ri të BFI-së.

Skender Buzaku, ish sekretari i Myftinisë së Shkupit, në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë tha sot para gazetarëve se ai do të jetë reis i ri i BFI-së, sipas vendimit gjyqësor që ai e posedon.

“Kemi vendim gjyqësor për të qenë unë Reis i ri dhe nesër do jap deklaratën zyrtare. Sot e kam thirrë policinë financiare për të kontrolluar si ka punuar reisi Sulejman Rexhepi”, tha ai.