Policia së bashku me Komunën e Istogut, mbyllë lokalin e vëllaut të Ramë Marës
Pas më shumë se 20 lokaleve të natës që u mbyllën në Pejë, edhe Istogu vazhdon aksionin me mbylljen e tyre.
Për shkak të dokumentacionit jo të rregullt, inspektorët komunal në Istog kanë mbyllur dy lokale të natës.

“Coco jambo” në Vrellë të Istogut dhe “Tre vëllezërit” në fshatin Padalisht. “Coco jambo” është pronë e vëllaut të Ramë Marës.
Këto dy lokale ishin burim i dyshimit për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga prishjet e rendit dhe qetësisë e deri tek prostitucioni, shkruan Indeksonline.
Me mbylljen dhe mosfunksionimin e këtyre lokaleve të natës, Istogu do të jetë më i qetë. /Indeksonline/
