75 Mall Live Search
10:06 / E Hënë, 10 Janar 2022 / MSH

Policia s’e ndalë dorën me tiketa trafiku, shqipton mbi 1200 sosh në 24 orë

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ndër të tjerash njofton edhe për tiketat e trafikut që janë shqiptuar.

Vetëm në 24 orët e fundit, policia ka shqiptuar 1235 tiketa.

Ndërkaq, në numër më të vogël janë tiketat për mosrespektim të masave anti-COVID.

598 qytetarë u denuan për shkelje të ligjit për parandalim të përhapjes së pandemisë.

Në statistikat e përgjithshme janë edhe numri i aksidenteve të trafikut me dëme materiale, që dje ka qenë gjithsej 30, dhe i aksidenteve me të lënduar, që dje ishte 19./Indeksonline/