75 Mall Live Search
20:01 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / C E

​Policia sekuestroi tri mjete të rënda

Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore e Policisë së Kosovës në bazë të planit operativ “Lumbardhi”, në fshatin Leshan të Komunës së Pejës ka ndaluar një kamioni duke transportuar rërë-zhavor.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit është vërtetuar se ngarkesa e zhavorit dyshohet se është nxjerrë ilegalisht afër lumit Lumbardhi.

Njësiti kompetent së bashku me inspektorë të agjencionit, komisioni i pavarur për miniera dhe minerale, inspektorë nga ministria e mjedisit planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe inspektorët komunal të Pejës, kanë dalur në vendin e ngjarjës me ç‘rast kanë arrit që ti ndalojnë së punuari dhe në koordinim me prokurorin kujdestar të PTH – Pejë, është inicuar “Ndotja, Degradimi ose Shkatërrimi i Mjedisit”. Lidhur me rastin dy mjete të rënda kamion dhe një ngarkues-bager, janë sekuestruar deri në një vendim tjetër, përderisa rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.