Policia sekuestron armë dhe municion gjatë një kontrolli në shtëpi

Njësitet policore kanë kryer një kontroll në një shtëpi në rrugën “Mehmet Gjevori” në Prizren, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë bastisjes janë konfiskuar:
- Një pushkë gjuetie
- Dy pistoleta
- Një thikë dhe një shufër metali
- 188 fishekë dhe një gëzhojë
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë, ndërsa policia ende nuk kanë bërë të ditur nëse i dyshuari është arrestuar apo është lënë i lirë në procedurë të rregullt./IndeksOnline/