75 Mall Live Search
18:10 / E Martë, 08 Tetor 2024 / MSH

Policia sekuestron barna të kontrabanduara dhe pa banderolë, një person dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me prokurorin kompetent dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra me sigurimin e dëshmive dhe sekuestrimin e barnave të kontrabanduara nga inspektorati farmaceutik , ka krijuar dyshimin e bazuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shitur barna të kontrabanduara.

Me këtë rast, i dyshuari ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

May be an image of text

Lidhur me rastin, përveç barnave pa banderola të Republikës së Kosovës, janë hasur edhe barna me banderola të produkteve të tjera të cilat nuk kanë përkuar me produktet që i kanë pas të vendosura, e të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme në vendin tonë në aspektin e cilësisë, si dhe u janë shmangur taksave doganore dhe pagesave tjera të obliguara nga organet kompetente.

Në lidhje me rastin, i dyshuari i lartcekur është intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

May be an image of medicine and text
May be an image of text