75 Mall Live Search
14:11 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / F.R

Policia sekuestron dy armë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Policia nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit, ka realizuar dy operacione të ndara brenda pak ditësh, duke sekuestruar dy armë zjarri të llojit pistoletë dhe duke iniciuar procedura penale ndaj dy personave të dyshuar.

Rasti i parë është regjistruar më 14 tetor, në Prizren, Stacioni policor I Prizrenit,  pas publikimit të një videoje në rrjetin social Tik-Tok, ku një person shihej duke mbajtur një armë zjarri. Pas identifikimit të tij, njësitet e hetimeve kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gazë të tipit BLOW F92 Cal. 9 mm. Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale dhe ai është ndaluar për 48 orë.

Rasti i dytë ka ndodhur më 16 tetor, Sektori Rajonal i Hetimeve-Prizren, në Krushë të madhe, pas informatave operative, policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e një personi të dyshuar për posedim të paligjshëm të armëve. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri-pistoletë. Rasti është proceduar sipas procedurës së rregullt në koordinim me prokurorinë shtetërore.

Kundër të dy të dyshuarve kanë filluar hetimet për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armës”.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.