75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 17 Prill 2026 / KV

Policia sekuestron mall të kontrabanduar dhe arreston një person të dyshuar

Policia e Kosovës, dje më 16.04.2026 rreth orës 20:00, në rrugën ilegale ndërmjet fshatrave Beluqe-Rvatska -Leposaviq kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra nga territori i Serbisë, duke ndaluar automjetin me shofer P. S. (2002), të ngarkuar me mallra të ndryshme:- 38 pako me gjithsej 760 shishe me pije alkoolike/birra, – 2 pako pije,- 2 pako korneta.

Me autorizim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti: “Kalim i paautorizuar i vijës kufitare”, kurse automjeti dhe malli i kontrabanduar janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë, për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës.

Personi i dyshuar lirohet pas intervistimit dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.