Policia sekuestron mall të kontrabanduar mbi 20 mijë euro, vlera

Policia e Kosovës përkatësisht njësia taskforcë nga DRPK- Lindje arritur të parandalojë futjen e mallrave të kontrabanduara në dy raste të ndara, në territorin e Republikës së Kosovës.
Në rastin e parë në datën e lartcekur në rrugën Pozhoran–Sllatinë–Viti, njësitë policore kufitare kanë ndaluar një automjet të dyshuar për transportim të mallrave të kontrabanduara.
Automjeti dyshohet se kishte hyrë nga RMV-ja në drejtim të RKS-së. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur sasi e mallit për të cilin drejtuesi i automjetit nuk posedonte asnjë dokumentacion të rregullt doganor, si;
· 3,000 copë produkt mishi i përpunuar (200 pako × 15 copë) – prodhim i Serbisë 750 copë rrisk gjedhi (50 pako × 15 copë) – prodhim i Serbisë 15,840 pako çokollata (110 pako × 8 copë × 18) – prodhim i Serbisë
Ndërsa në rastin e dytë në rrugën Viti–Gerlicë, nga njësitë policore kufitare është ndaluar një tjetër automjet i dyshuar, ku pas kontrollit të tij është zbuluar një sasi e konsiderueshme farash të bardha dhe të zeza, të ambalazhuara në thasë. Si rezultat i veprimeve vijuese policore te deopja e personit të dyshuar, është gjetur sasi shtesë e mallit për të cilin i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt.
Sipas vlerësimeve të tregut, vlera totale e mallrave të sekuestruar në të dy rastet tejkalon shumën mbi 20,000 €, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore vlerësohet mbi 5,000 € dhe ai është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për procedim të mëtejshëm.
Policia e Kosovës ndër të tjera mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës, mbrojtjen e ekonomisë së vendit dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.