Policia sekuestron mallin ushqimor, që po kontrabandohej nga disa serbë në veri

Policia e Kosovës ka ndaluar dy automjete të dyshimta me 4 persona në Junak të Zubin-Potokut, pak para mesnatës mbrëmë.
Gjatë patrullimit, policia ka hasur në automjetet që drejtoheshin nga dy shoferë serbë, njëri prej të cilëve po barte mallra ushqimore që dyshohet të ishin të kontrabanduara, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit të policisë, shoferi nuk posedonte dokument për mallin, që dyshohet t’i ketë futur në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
“Me urdhër të prokurorit veturat dhe malli janë konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë./IndeksOnline/