75 Mall Live Search
09:17 / E Shtunë, 15 Mars 2025 / FR

Policia sekuestron pushkën me 71 fishekë në Banjskë

Në Bansjkë të Zveçanit, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër është gjetur dhe sekuestruar një pushkë.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, u sekuestruan një pushkë gjuetie, 71 fishekë, dy rrethore për municion e çantë ushtrie.

“Bajskë, Zveçan  14.03.2025 – 08:20.  Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë,  dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për pushkë dhe pajisje për pastrimin e armëve. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.