Policia sekuestron shtatë armë zjarri në Prishtinë

Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës, gjatë javës që lamë pas në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 237 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 44 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Ndërkohë që aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si edhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara.
Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi 4733 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./IndeksOnline/