75 Mall Live Search
11:33 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / MSH

Policia shpall konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë nga radhët e komuniteteve

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë nga radhët e komuniteteve.

“Policia e Kosovës për të gjitha minoritet  shpall konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet  (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptian, Kroat, Malazez, Maqedonas)”, njofton institucioni.

Konkursi është për Drejtorinë Rajonale të Policisë në veri të Mitrovicës, teksa mbetet i hapur deri më 25 korrik.