Policia shpall konkurs pune

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs pune për të gjithë të interesuarit dhe të kualifikuarit për të kryer punën e teknikut mbështetës dhe pastruesit.
Katër vende të lira të punës janë për pozitën e teknikut mbështetës, teksa 6 të tjerë për pastrues, shkruan IndeksOnline.
Nga njoftimi zyrtar nuk është bërë me dije se në cilat drejtori rajonale nevojiten këta punëtorë.
Nga PK-ja deklarojnë se aplikimi mund të bëhet online, ose në formë fizike.
“Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë, nga data 31.07.2025 deri më 14.08.2025” thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës shpall konkurs për vende të lira pune
Policia e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se ka shpallur konkurs për pozitat në vijim:
Titulli i vendit të punës: Teknik Mbështetës – katër (4) vende të lira pune
Titulli i vendit të punës: Pastrues – gjashtë (6) vende të lira pune
Aplikimi mund të bëhet në njërën nga dy mënyrat:
Përmes aplikimit online, ose
Përmes aplikimit në formë fizike.
Afati i aplikimit: Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë, nga data 31.07.2025 deri më 14.08.2025.
Për më shumë informata rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të Policisë së Kosovës:
www.kosovopolice.com, në rubrikën “Mundësi punësimi”
https://www.kosovopolice.com/shpallje/mundesi-punesimi/