Policia shpall në kërkim dy qytetarë që dyshohen për mashtrim

Sektori i hetimeve i kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën- mashtrim.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/