75 Mall Live Search
17:06 / E Enjte, 03 Prill 2025 / AR

Policia shpall në kërkim dy shtetas të Shqipërisë, të dyshuar për kultivim e shitje të drogës

Policia e Kosovës, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, ka shpall në kërkim dy persona, shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kultivuar dhe kanë shitur drogë.

Në njoftimin e publikuar në rrjete sociale, policia ka publikuar edhe fotot dhe të dhënat e personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe duke bashkëvepruar kanë kryer  veprën penale “kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe veprën penale “blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Personat që kërkohen janë: -Klodian Qokli, i lindur me datën 02.05.1989 në Elbasan, rr. ‘Naim Frashri’, ndërtesa 16, H/1 , Cërrik 3007, shtetas i Republikës së Shqipërisë. Shkëlqim Xhija,  i lindur me datën 16.05.1987  në Elbasan, me vendbanim në Cërrik-Elbasan, shtetas i Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Policia, ndërsa ka theksuar se të dy gjenden në arrati.

Policia ka kërkuar nga ata persona që kanë informata lidhur me personat në kërkim, të telefonojnë në këta numra telefoni: Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999.

PK-ja ka thënë po ashtu se të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidencial, ndërsa ka shtuar se informatat mund të dërgohen edhe në adresën elektronike info@kosovopolice.com si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.