75 Mall Live Search
11:44 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / Z S

Policia shpall në kërkim një person, akuzohet për dy vepra penale

Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka shpallur në kërkim një person.

I kërkuari nga policia është Egzon Berisha i lindur me 13.09.1993 nga Peja. Ai po kërkohet për dy vepra penale: “Lëndim i rëndë trupor’’ dhe “Dhunë në familje’’.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor./Indeksonline/