75 Mall Live Search
17:11 / E Martë, 02 Korrik 2024 / MSH

Policia shpall në kërkim një person në veri, i rrëmbeu një gruaje qaforen prej ari

Mesditën e 25 qershorit, një grua u sulmua mbi urën lindore të lumit Ibër.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, viktima S.P., 62 vjeçare, derisa ishte duke ecur mbi urë, u sulmua papritmas nga një i panjohur, i cili i rrëmbeu nga qafa një qafore ari dhe u largua duke kërcyer mbi rrethojat e urës në pjesën jugore.

“Ankuesja ka pësuar lëndime në këmbët e saj, pasi që është rrezuar kur i dyshuari ja ka tërhequr qaforen, gjë për të cilën edhe i kemi ofruar tretman mjekësor” deklaroi Elshani.

Ai bëri të ditur se deri më tani nuk është arritur të sigurohet identiteti i të dyshuarit, pavarësisht përpjekjeve të bëra në këtë drejtim.

Andaj, me autorizim të prokurorisë, nga Policia e Kosovës kanë shpërndarë fotografitë e të dyshuarit, në mënyrë që i njëjti të identifikohet sa më shpejt.

May be an image of 1 person, beard, hat and text
May be an image of 1 person and text
May be an image of 1 person and text
May be an image of 1 person and television