18:52 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Policia shpallë në kërkim autorin e vrasjes së sotme në Prishtinë, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se referuar rastit të vrasjes që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë ka shpallë në kërkim shtetasin turk, për të cilë kishte raportuar ekskluzivisht IndeksOnline.

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar; ATILA YILDIRIM (1967), shtetas i Turqisë.

“Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në veçanti për këtë rast, po ju  përcjellim  fotografinë e personit të dyshuar dhe  kërkojmë nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar  ta njoftojnë policinë në numrin 192.”, thuhet në njoftimin e Policisë../Indeksonline