75 Mall Live Search
17:17 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / S Z

Policia shpalos detaje për kidnapimin e tre zyrtarëve policor

Zëdhënësi  i Policisë së Kosovës Baki Kelani  në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se tre pjesëtarët e policisë së Kosovës u kidnapuan nga forcat speciale serbe, thellë brenda territorit të Kosovës.

“Sot në mesditë në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës  në zonën  kufitare në veri të vendit dyshohet se njësitet speciale të Serbisë në formë të organizuar kanë kidnapuar tre zyrtar kufitar patrollues. Dua ta theksoj se ka ndodhur një kidnapim klasik nga forcat serbe. Policia, njësia policore patrolluese kufitr ka qenë me detyrë zyrtare në vendin e  quajtur ” Pare”, brenda territorit të kosovës. Të njëjtit kanë qenë duke kryer detyrat zyrtare që të parandalojnë grupet kriminale që t’i shfrytëzojnë rrugët ilegale që të konbtrabandojnë mallëtra të ndryshme përfshirë dhe  dyshimet për armatim në atë pjesë”, ka thënë ai.

Kelani tha se fillimisht ata i kishin parë disa persona të maskuar, për të cilët dyshohet se janë policët e njësisë speciale serbe që i rrëmbyen policët kosovarë.

“Fillimisht, njësiti policor në përbërje prej tre zyrtarëve kufitarë kanë parë që në afërsi në atë lokacion kanë lëvizur persona të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur, e që dyshohet të kenë qenë forcat e njësiteve të armatosura të Serbisë. Menjëherë njësitë policore me njësitë tjera kanë shkuar me asistencë në atë lokacion ku me të arritur atje kanë vërejtur vetëm automjetin zyrtar dhe jo tre zyrtarët policorë kufitarë”, tha ai.

Ndërsa tha se policia e Kosovës përveç njësiteve në terren ka njoftuar mekanizmat vendor dhe ndërkombëtare dhe KFOR-in që të bëhet presion që zyrtaret policor të lirohen.

Sipas Kelanit kidnapimet e tilla klasike po bëhen me qëllim, që t’i mbrojnë kriminelet të cilët janë në kërkim nga Policia e Kosovës.

“Një kidnapim i tillë nga forcat serbe që duan ta mbajnë të destabilizuar veriun ka ndodhur dhe me herët. Kidnapime të tilla klasike po përdorin që t’i mbrojnë kriminelet e kërkuar nga policia e Kosovës, sepse janë të përfshira në vepra të ndryshme kriminale. PK është e brengosur dhe e dënon kidnapimin klasik të pjesëtarëve të saj nga forcat speciale serbe të ndodhur thellë në territorin e  Republikës së Kosovës”, tha ai.