75 Mall Live Search
12:40 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / MSH1

Policia shpërndan dhurata për fëmijë, në Prishtinë

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës sot janë bashkuar në një aktivitet tejet human.

Ata kanë shpërndarë dhurata për fëmijë, në qendër të kryeqytetit, shkruan IndeksOnline.

Aksioni simbolik u bë në shenjë respekti dhe nderimi të gjeneratave që do të drejtojnë të ardhmen e vendit.

Kjo gjë lumturoi pa masë fëmijët që, shumë prej tyre, e shohin veten në uniformat e policisë kur të rriten.

Aktivitet i ngjashëm u zhvillua edhe në Gjilan.

Më poshtë pamjet emocionuese: