Policia shpëton familjen e bllokuar në ujërat e lumit
Efektivët e Komisariatit të Policisë Delvinë të Shqipërisë kanë shpëtuar një familje e cila kishte mbetur e bllokuar në një mjet “Zetor” në ujërat e lumit të Kalasës, në fshatin Vanë të Delvinës.
Familja prej 5 vetash tentoi të kalonte në anën tjetër të lumit, pasi do të transportonin për në Spital shtetasen R. A., 17 vjeçe.
Policia dhe banorët e fshatit kanë ndërhyrë dhe i kanë nxjerrë ata në vend të sigurt.