Policia shpëton gruan që mbahej në podrum dhe ishte përdhunuar për 10 vite rresht
Një grua 29 vjeçare është shpëtuar nga policia Italiane, pasi e njëjta është mbajtur për 10 vite brenda një podrumi.
Rumnja e cila ishte përdorur për përdhunim, ka lind dy fëmijë gjatë këtyre viteve.
Ajo u gjet nga policia në Gizzeria në jug të Italisë ku po mbahen në një podrum si sllave.
I arrestuari është një 52 vjeçar, i cili kishte mbajtur këtë grua në podrum, pa drita dhe pa ujë për 10 vite rresht.
Fëmijët e saj tani janë 9 dhe 3 vjeç. Edhe fëmijët mbaheshin të mbyllur brenda podrumit. Asnjëri prej tyre nuk kishte pasur kontakt me mjedisin e jashtëm.
Policia kanë arritur të zbulojnë identitetin e 52 vjeçarit dhe gjatë kontrollit në banesë u gjet bodrumi ku ai mbante ata.
I arrestuari akuzohet për dhunë, skllavëri, sulm seksual dhe përdhunim. Ndërkohë, kujdesi social italian po trajton gruan dhe dy të miturit./Indeksonline/