75 Mall Live Search
10:13 / E Diele, 29 Tetor 2023 / Gj. Sh

Policia shpëton nënën e Luis Diaz

Policia e Kolumbisë, e ka shpëtuar nga rrëmbyesit nënën e futbollistit të Liverpulit, Luis Diaz.

Tani Policia po vazhdon operacionin për lirimin e babait të tij, shkruan IndeksOnline.

“Burime pranë Luis Díaz konfirmojnë se nëna e tij Cilenis Marulanda është shpëtuar nga policia. Operacioni tani vazhdon për lirimin e babait të tij.”, ka raportuar gazetari Fabrizio Romano.

Sipas mediave kolumbiane, prindërit e Luis Diaz janë rrëmbyer gjatë mbrëmjes së shtunës në vendin e quajtur Barrancas në La Guajira.

Policia është duke punuar për rastin por ende nuk ka arritur t’i rikthej ata nga duart e grabitësve. /IndeksOnline/