Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi bashkëpunojnë për sezonin turistik
Shqipëria e Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes vete për zsezonin turistik për bashkëpunim mes dy policive.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë Ardi Veliu së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljovic.
Ata thanë se sezoni turistik ka rritur nevojën për rritjen e sigurisë.
Protokolli përcakton se Policia e Shtetit do të dërgojë në Malin e Zi 4 oficerë policie, dy prej të cilëve nga shërbimet e Policisë Kriminale dhe Strukturave për Hetimin dhe Parandalimin e krimeve dhe dy të tjerë nga shërbimet e Rendit dhe Sigurisë Publike, për periudhën kohore deri më 31.08.2019, transmeton albinfo.ch.
Ata do të kryejnë shërbimet e tyre në Stacionet Policore të Ulqinit dhe Budvës.
Gjithashtu ata do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme me qëllim parandalimin e veprave kriminale si: trafikimin e qenieve njerëzore dhe migracionin e paligjshëm, prostitucionin, trafikun e lëndëve narkotike, etj.