75 Mall Live Search
09:47 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / k.v

Policia shqiptoi 1.666 gjoba trafiku gjatë 24-orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24-orëve të kaluara ka shqiptuar 1.666 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24-orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 20 aksidente kanë qenë me lëndime e 34 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 10 persona, ndërkaq 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje.