Policia shqipton 428 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

Policia e Kosovës ka shqiptuar 428 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid, gjatë 24-orëve të fundit.
Po ashtu janë shqiptuar 694 gjoba për kundërvajtje në trafik, ndërsa janë arrestuar 7 persona.
Gjatë 24-orëve kanë ndodhur 22 aksidente me të lënduar dhe 35 me deme materiale.