Policia shqipton mbi 1 mijë tiketa trafiku për 24 orë

Policia e Kosovë, në raportin 24 orësh të saj, ka njoftuar se ka shqiptuar 1167 tiketa trafiku.
Në anën tjetër, në tabelën e statistikave, figurojnë edhe 336 tiketa të shqiptuara për shkelje të ligjit anti-COVID.
Në 24 orëshin e kaluar, policia ka arrestuar 13 persona, ku një prejt yre është dërguar në vuajtje të dënimit.
Kanë ndodhur 26 aksidente trafiku me dëme materiale.
16 prej tyre kanë pasur edhe të lënduar./Indeksonline/
