75 Mall Live Search
10:14 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / FR

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku gjatë 24-orëve e fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2587 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24-orëve të fundit.

Brenda 24-orëve të fundit janë raportuar 94 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 39 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 36 persona, 22 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje dënimi.