75 Mall Live Search
09:24 / E Diele, 24 Tetor 2021 / MSH

Policia shqipton mbi 300 tiketa për COVID

367 tiketa për mosrespektim të ligjit kundër COVID-19 janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme nga ana e Policisë.

Pikërisht dje, Qeveria ka miratuar masat e reja anti-COVID, duke e zgjatur orarin e qarkullimit për dy orë.

Kështu, ora policore do të jetë në zbatim nga mesnata (00:00) deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Një nga masat esenciale që Qeveria nuk e ka ndryshuar, por ka bërë thirrje për t’u respektuar, është mbajtja e maskës dhe distancës.