75 Mall Live Search
11:11 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / Z S

Policia shqipton mbi 4000 gjoba brenda një muaji në rajonin e Ferizajt

Policia rajonale e Ferizajt  nuk ka kursyer aspak qytetarët e rajonin të Ferizajt brenda muajit janar.

Gjithashtu, gjatë muajit janar 2025, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 4,758 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 66 patentëshoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentëshoferit.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Po ashtu është bërë e  ditur se gjatë muajit janar 2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 182 aksidente të komunikacionit rrugor, prej tyre: 1 me fatalitet, 70 me lëndime, 111 aksidente me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon te shoferët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit./Indeksonline/