Policia shqipton mbi 900 tiketa trafiku brenda 24 orëve
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 934 tiketa trafiku për shoferët e papërgjegjshëm.
Stacionet e Policisë kanë arritur të evidentojnë 37 aksidente në territorin e Kosovës në 24 orët e fundit. 15 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar.
Policia ka arrestuar 25 persona që nuk i kanë respektuar ligjet gjatë ditës së djeshme. 17 nga ta janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/