Policia shqipton një mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme gjatë 24-orëve të fundit, duke treguar kështu se në mbarë vendin janë shqiptuar 1 mijë e 19 gjoba, për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik, transmeton IndeksOnline.
Ndërsa bëhet e ditur se janë shënuar gjithsej 32 aksidente, prej tyre 14 me të lënduar e 18 me dëme materiale./IndeksOnline/
