75 Mall Live Search
12:23 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia shqipton mbi një mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës me njësitet e saja ka arritur që në 24 orët e fundit të evidentoj 36 aksidente trafiku.

Nga këto aksidente, 1 ka qenë me fatalitet, 15 me të lënduar dhe 20 pa të lënduar, transmeton Indeksonline.

Kurse, njësitet policore të trafikut kanë shqiptuar 1077 tiketa për vozitësit që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 8 persona për mos respektim të ligjit. 7 nga ta janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/