75 Mall Live Search
09:29 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / k.v

Policia shqipton rreth 20 gjoba të lagjia “Kodrina” në Prishtinë (Foto)

Njëri shirit i rrugës e cila të dërgon tek lagjia “Kodrina” në Prishtinë, është çdo herë i bllokuar nga parkingu i automjeteve në vend të ndaluar.

Pas ankesave të banorëve, policia dje ka intervenuar duke shqiptuar rreth 20 gjoba në këtë pjesë të rrugës.

Në çdo veturë të parkuar në rrugë, policia ka vendosur gjoba, transmeton IndeksOnline.

Nga komunikimi i banorëve me policinë, këta të fundit kanë paralajmëruar se çdo ditë do ta vizitojnë këtë lagje dhe do të ketë zero tolerancë ndaj kundërvajtëse./IndeksOnline/