75 Mall Live Search
19:00 / E Martë, 26 Prill 2022 / k.v

Policia shton patrullimet në Bërnjak, autorët e sulmit ende në kërkim

Njësitet Speciale po vazhdojnë të patrullojnë edhe tani afër pikës së kalimit kufitar në Bërnjak, aty ku mëngjesin e sotëm u sulmua me armë zjarri një autoblindë e forcave të rendit, raporton IndeksOnline.

Deri në këto qaste nuk është njoftuar për identifikimin e kryesve të kësaj vepre, ani pse policia ka kryer disa bastisje gjatë mesditës së sotme në veri.

Përveç dëmeve materiale për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë zyrtar policor të lënduar.

Rikujtojmë se sulmi i sotëm është i katërti më radhë i ndodhur gjatë këtij muaji në pjesën veriore, ku cak është policia e Kosovës./IndeksOnline/