10:29 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / OSH

Policia s’po e toleron askënd, mbi 600 tiketa të shqiptuara për mos respektim të masave

Policia e Kosovës nuk po tregohet aspak tolerante me ata që nuk po respektojnë masat anti-Covid 19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 652 tiketa për personat që nuk kanë respektuar masat kundër koronavirusit, transmeton Indeksonline.

Në Kosovë, që nga vënia në fuqi e ligjit për Covid 19, janë dënuar rreth 80 mijë qytetarë.

Sipas Ligjit për Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse që u votua nga Kuvendi i Kosovës qytetarët mund të dënohen nga 35 deri ne 500 euro në rast të shkeljes së ligjit.

Për mos vënie të maskës dhe mos mbajtje të distancës dënimi mund të jetë 35 euro, për mosrespektim të ndalim qarkullimit 200 euro, ndërsa për mosrespektim të vetizolimit 500 euro./Indeksonline/