17:59 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Policia sqaron rastet e ndodhura në Graçanicë

Referuar rasteve të fundit të raportuara në zonën e Graçanicës, për të shmangur keqinterpretimet e mundshme iu njoftojmë me sa vijon.

Në harkun kohor prej tre ditësh janë raportuar disa raste të vjedhjeve të cilat janë trajtuar me përkushtim nga ana stacionit policor të Graçanicës.

Të gjitha këto raste janë karakterizuar për nga vjedhja e gjësendeve nga vetura, e portofolave  dhe parave të gatshme nga vetura, dhe për shkak të mënyrës së operimit janë dëmtuar xhamat e veturave në të cilat janë kryer vjedhjet.

Në dy nga të gjitha rastet e ndodhura është raportuar edhe për vjedhje të veglave të punës apo mjeteve teknike.

Në një nga rastet është raportuar për vjedhjen e një veture.

Pas një pune operative dhe hetimore që ka bërë policia e stacionit të Graçanicës, e njëjta veturë është gjetur nga ana e policisë dhe i është kthyer në posedim pronarit.

Në një rast të veçantë të ndodhur në fshatin “Suhodoll”i cili nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar si shqetësim dhe dëmtim prone, policia ka arrestuar katër persona dhe rastin e ka referuar në prokurorinë e shtetit.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të njëjtit janë liruar më pas në procedurë të rregullt, dhe ndaj tyre po zhvillohet hetim i mëtutjeshëm përkitazi me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Të gjitha rastet e sipër cekura janë duke u hetuar me përpikëri nga ana e policisë me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave, si dhe identifikimin e personave të dyshuar.