75 Mall Live Search
09:47 / E Diele, 26 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Policia sulmohet në Bërnjak, lirohet e dyshuara

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka shkuar në stacionin policor në Bërnjak për të pyetur për një rast dhe duke mos respektuar urdhërat e zyrtarëve policorë në hyrje i ka sulmuar fizikisht.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:40.

“E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policise.