Policia: Të dielën arrestuam 23 persona

Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar 23 persona të dyshuar për incidente dhe vepra të ndryshme penale, transmeton IndeksOnline.
Arrestimet janë kryer në rajone të ndryshme të vendit dhe për të gjitha është njoftuar me kohë prokurori i shtetit.
Sipas policisë, 16 prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/