10:03 / E Hënë, 08 Mars 2021 / k.v

Policia: Të dielën arrestuam 15 persona të dyshuar

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka futur në pranga 15 qytetarë.

Arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit dhe kanë të bëjnë për vepra penale dhe incidente të ndryshme.

Për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, 10 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/