75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / k.v

Policia: Të martën arrestuam 24 persona të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, kanë përfunduar në pranga 24 persona për vepra penale apo incidente të ndryshme, transmeton IndeksOnline.

Arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit, ndërsa për të gjitha është njoftuar me kohë prokurori i rastit.

Në mbajtje janë dërguar 16 prej të të arrestuarve, tre janë dërguar në vuajtje dënimi, kurse pesë të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/