18:07 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / OSH

Policia thotë se janë intervistuar zyrtarët që e kanë poseduar informacionin konfidencial për vaksinat

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë marrë në pytje zyrtarët që kanë poseduar informacionin konfidencial për vaksinat, shkruan IndeksOnline.

“Ndërsa përfaqësuesit e mediumit që e kanë publikuar informacionin, janë ftuar vetëm për informim sipas udhëzimeve të prokurorit.

Vlen të potencohet se Policia e Kosovës të gjitha veprimet i ka ndërmarr konform autorizimeve ligjore, dhe i ka shumë të qarta autorizimet që ia jep ligji me të cilin funksionon por edhe të drejtat e garancitë që burojnë nga ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/