75 Mall Live Search
15:46 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Policia tregon arsyen e arrestimit të motoçiklistit, në qendër të Prishtinës

Gjatë ditës së sotme rreth orës 14:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që nuk i’u është bindur urdhërave të policisë.

Njësia policore e stacionit “Jugu” kishte dhënë urdhër verbal dhe me shenjë për t’u ndalur motoçikleta, por njëri nga motoçiklistët pa targa të regjistrimit ka filluar të ikë nga njësia duke vazhduar në drejtim të semaforëve kryesorë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Pas kësaj, është arritur të ndalohet motoçikleta, mirëpo personi qe ishte duke e ngasur ka refuzuar urdhërat e ligjshëm të zyrtarit dhe është arrestuar, ndërsa motoçikleta është sjellur në stacion policor për procedura të tjera.

Indeksonline ka qenë në vendin e ngjarjes, në momentin e arrestimit të tij, dhe ka siguruar një video.