16:51 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / AR

Policia tregon çka iu gjet Don Xhonit në kontrollin e detajuar


Policia e Kosovës ka dhënë një version zyrtar për shoqërimin në polici të reperit Don Xhoni.

Në komunikatën zyrtare thuhet se përpos revoles pa leje, reperi i janë konfiskuar edhe fishekë.

Në njoftim thuhet:

Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë,  pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj:

  • Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe,
  • Gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.

I Dyshuari

  • Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.