Policia tregon pse u rrethua ndërtesa e AKI-së

Pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës janë parë pranë Objektit të AKI-së në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas burimeve të indeksOnline ky aksion po zhvillohet nën dyshimin për një mjet shpërthyes.
Nga Policia e Kosovës për IndeksOnline kanë thënë se kanë marrë informatë për një veturë të dyshimit.
Me c’rast Policia e ka shoqëruar personin e dyshuar për në stacion policor.
“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë.
Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.
Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore.
Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes”, thanë nga Policia për IndeksOnline.