75 Mall Live Search
13:19 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Policia tregon sa kilogramë drogë ka kapur në Skenderaj

Indeksonline pak më parë raportoi se në parking të një qendre tregtare në Skenderaj, Antidroga e Policisë ka gjetur dhe konfiskuar sasi të lëndës narkotike.

Detaje lidhur me këtë operacion ka dhënë Policia e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë konfiskuar 10 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, transmeton Indeksonline.

“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një pune hetimore, më 27.2.2019, në Skënderaj ka ndaluar tri vetura, gjatë kontrollit të të cilave janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej: 10835 gramë  (10 kg. 835 gramë)”, ka njotuar Policia.

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, të cilët  dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që kanë kryer veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Të arrestuarit nga policia janë:

A.L.                viti i lindjes  1956                   m/k/sh,

K.L.                viti i lindjes  1993                   m/k/sh,

G.J.                 viti i lindjes  1986                   m/k/sh,

E.L.                 viti i lindjes  1995                   m/k/sh dhe

E.M.               viti i lindjes  1984                   m/k/sh.

Si prova materiale janë konfiskuar edhe tri vetura dhe pesë telefona celularë.

Pesë të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, u caktohet masa e ndalimit  prej 48 orësh. /Indeksonline/