Policia troket në derën e një pejani, konfiskon sasi të konsiderueshme narkotikësh

Një person është arrestuar, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë, policia i gjeti sasi të konsiderueshme narkotikësh.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, në rrugën “Ardian Krasniqi” në Pejë, shkruan Indeksonline.
Sipas njoftimit të policisë, në shtëpinë e të dyshuarit u gjeten dhe u konfiskuan 17.2 gramë heroinë, 3.7 gramë marihuanë, 1.2 gramë kokainë, një shishe qelqi e mbushur me narkotikë të lëngshëm të llojit metadon, një grinder, një peshore digjitale, dy telefona, si dhe para të gatshme në vlerë prej 62.20 eurosh.
I dyshuari është dërguar në stacion policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i njëjti u dërgua në mbajtje./Indeksonline/