75 Mall Live Search
09:35 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / k.v

Policia u blen pizhame e çorapë pjesëtarëve të saj (Dokument)

Policia e Kosovës e ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik “Emreus” SHPK nga Prishtina, me 116.400 euro në kontratën “furnizim me pizhame e çorapë” për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), thuhet se vlera e parashikuar e kësaj kontratë është 465 mijë euro, mirëpo nga pesë ofertat e paraqitura vetëm njëra ka dalë të jetë e suksesshme.

Policia e Kosovës për çdo vit furnizon pjesëtarët e saj me pizhame e çorape krahas uniformave dhe këpucëve.

Më poshtë gjeni njoftimin mbi vendimin e autoritetit kontraktues: